Diplomati gjerman Andrij Melnyk, ka kërkuar nga Berlini dhe shtetet e tjera perëndimore të dënojnë Rusinë me rritje të sanskioneve, ndalim të importit të energjisë dhe me ndaljen e procesit të gazsjellësit NordStream 2, pasi Moska ka rrethuar tri anije të Ukrainës afër Krimesë.
Ambasadori ka dhënë edhe mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në rajon.
Shumë përfaqësues politikë evropianë kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja kundër Rusisë pas incidentit të dielën, për të cilin perëndimi ka frikë se do të zgjeronte konfliktin në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Rusia nga Ukraina më 2014.
“Gjermania duhet të mbajë një qëndrim dhe t’ja tregojë vendin presidentit Vladimir Putin në vendin e tij”, tha ambasadori gjermnan.
Ukraina shpalli gjendje lufte në një pjesë të vendit pas asaj që e quajti “akt të agresionit” rus. Moska tha se anijet e Ukrainës kanë hyrë ilegalisht në ujërat e saj.