Ambasadori gjerman në Serbi: Po bëjmë çmos për rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë se po bëjnë çmos për të rifilluar dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se sipas tij për këtë arsye është e rëndësishme të mos rriten tensionet, dhe që të gjithë të jenë konstruktiv.

“Bashkimi Evropian, shefi i diplomacisë dhe qeveria gjermane kërkojnë tërheqjen e taksës (mbi importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina) dhe ne shpresojmë se do të përparojë shumë shpejt. Ne jemi optimist se është e mundur për të ripërtërirë dialogun”, ka thënë ai për gazetën serbe “Veçernje Novosti” transmeton Klan Kosova.

Diplomati gjerman tha se nuk ekzistojnë afate të Bashkimit Evropian në të cilat pritet që të arrihet marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne do të donim që të dyja palët të bien dakord për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme. Nuk ka kuptim për të përshpejtuar gjërat vetëm për të arritur një lloj marrëveshjeje, është e rëndësishme që marrëveshja të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, për të kontribuar në stabilitetin dhe të mos shkaktojnë probleme të reja shtesë” , tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ambasadori gjerman ka thënë se vendi i tij ishte i shqetësuar në lidhje me rrezikun se situata në veri të Kosovës të çojë në përshkallëzim, por ajo që është më e rëndësishme se situata tani është nën kontroll, dhe se të dyja palët të tregojnë vetëpërmbajtje.

Duke folur për aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ai tha se “duket” dhe se informacionet nga Prishtina thonë se veprimi ishte planifikuar prej kohësh dhe ishte drejtuar kundër krimit të organizuar.

Të ngjashme