Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, i cili është përzgjedhur sot raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Heldt përmes profilit të tij në Twitter ka shkruar se zgjedhja e Beyer është lajm i shkëlqyeshëm.
“Ky është me të vërtetë lajm i shkëlqyeshëm. Përgëzimet dhe urimet më të mira për Peter Beyer për këtë detyrë të rëndësishme. Ai e njeh Kosovën dhe rajonin mirë. Gjithë të mirat”, ka shkruar ambasadori Heldt në Twitter.