Ambasadori Hovenier viziton manastirin e Graçanicës bashkë me peshkopin Teodosjev

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Geoffrey Hovenier, së bashku me peshkopin Teodosjev nga Rashka-Prizreni, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.

Hovenier shkroi në Tëitter se ka diskutuar me peshkopin Teodosjev për respektimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore.

“Është kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosjev dhe të vizitoj manastirin e Graçanicës. Ne vazhduam diskutimin tonë për faktin se çdo qytetar i Kosovës mund të gëzojë lirinë pa diskriminim. Respektimi për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci multi-etnike”, theksoi ai.

Të ngjashme