Ambasadori i ri britanik: Zgjedhjet të zhvillohen në frymë demokratike, pa presione dhe kërcënime

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri britanes në Kosovë Nicholas Abbott ka theksuar përkrahjen e Britanisë së Madhe për proces të rregullt zgjedhor, pa presione dhe kërcënime.

Ambasadori Abbott u takua me kryetaren e KQZ-së Valdete Daka  ku u njoftua lidhur me përgaditjet për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

“Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka.

Kryetarja Daka e uroi z. Abbott për detyrën e re në Kosovë duke i uruar sukses në punën e tij. 

Kryetarja Daka e njoftoi Ambasadorin Abbott lidhur me përgatitjet që po i bën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në organizimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme, duke shprehur përkushtimin e institucionit në realizimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

Ambasadori Britanik Abbott theksoi përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për mbajtje të zgjedhjeve të lira, fer, gjithëpërfshirëse dhe në frymën demokratike, pa presione dhe kërcënime”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme