Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Ministrja Hoxha uroi ambasadorin Sardi për detyrën e re, njёherësh shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Në takim, Hoxha falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Italisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë dhe u zotua në përmbushjen e prioriteteve dhe objektivave të parapara gjatë mandatit të saj.
Ambasadori Sardi shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Italian për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se perspektiva evropiane është e garantuar për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Italisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.