Ambasadori Malaj: Doktor Hazir Malajn e kam të familjes, kishte një dashuri të zjarrtë për Kosovën

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 10:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ka thënë se gjaku i derdhur i dëshmoreve është momenti më i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, raporton Ekonomia Onlie.

Ai këto deklarata i bëri gjatë homazheve me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr. Hazir Malaj. Këtë të fundit, ambasadori Malaj deklaroi se e ka të familjes, për të cilin tha se ka pasur dashuri të zjarrtë për Kosovën.

“Sot jam këtu që Epopeja e UÇK-së apo gjithë atyre që derdhen gjakun për Kosovën është një moment tepër i rëndësishëm qoftë për Kosovën qoftë edhe për Shqipërinë. Sot këtu dua të them edhe diçka nga vetja ime. Unë kam marr pjesë këto muaj në shumë akademi përkujtimore anë e mbanë Kosovës, ku kam shprehur respektin tim por dhe të Shqipërisë për këta njerëz që derdhen gjakun për ditën e sotme që jeton rinia e Kosovës”.

“Por sot nga ana tjetër, jam këtu edhe për një moment timin sepse njëri prej dëshmorëve këtu, Hazir Malaj është njeriu im, është gjaku im, është i familjes sime. E kam njohur nga afër e kam ditur zemrën e tij të zjarret edhe dashurin e jashtëzakonshme që ai kishte për Kosovën. Të gjithë duhet të përkulemi me respekt për para tyre pikërisht për atë mision të jashtëzakonshëm që ata e kanë kryer dhe që ne duhet t’i respektojmë sa jemi gjallë. Uroj më të mirat për familjen e tyre, ne të gjithë duhet të respektojmë gjithçka që ata bënë për Kosovën”, tha Malaj.

Të ngjashme