Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i është bashkuar trupit diplomatik në Kosovë në vizitën e tyre në Manastirin e Deçanit – e cila vjen pas thirrjes që shtetet e QUINT’it ia bënë Qeverisë së Kosovës, të premten që shkoi, që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë se 24 hektarë tokë dhe pyll i takojnë manastirit dhe se kjo duhet të vërtetohet nga autoritetet e Kosovës.
Më 20 maj (të premten që shkoi), për herë të katërt shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i drejtuan Qeverisë së Kosovës (në 2 vitet e fundit), për të zbatuar vendimin e Kushtetueses.
“Përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar”, thuhej në thirrjen e QUINT, duke i kërkuar Qeverisë që të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.
Vizita e sotme e trupit diplomatik në Deçan po shihet si mbështetje e thirrjes së këtyre pesë shteteve edhe nga ambasadorët e vendeve të tjera, përfshirë Shqipërinë. Në fotografinë e publikuar nga ambasadori amerikan shihet edhe ambasadori Qemal Minxhozi.
Megjithatë, shefi i Qeverisë, Albin Kurti, kohë më parë ka shprehur një mendim të kundërt rreth kësaj toke në Deçan, duke thënë se “Gjykata Kushtetuese e legalizoi vendimin e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1997, i cili pati vendosur që atë pronë t’ia dhurojë Manastirit të Deçanit”.
Kurti gjithashtu pati thënë se Qeveria e Kosovës e konsideron Manastirin të Deçanit pjesë të rëndësishme të kulturës së Kosovës. Por, ai pati tërhequr vërejtjen se Kisha Ortodokse Serbe po përdorët politikisht nga shteti serb kundër Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj të 2016-ës, vendosi që Manastirit të Deçanit i takojnë 24 hektarëve tokë dhe pyll pas një konteksti gjyqësor se kujt i takojnë këta hektarë, meqë ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” thoshin që prona u takonte atyre