Lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shtatorit, shtetet e Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje për qetësi dhe pjekuri.
Po ashtu, ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ku tha se të gjithë aktorët duhet të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe në përputhje me ligjin, duke zëvendësuar gjuhën nxitëse me një bashkëpunim të menduar mirë dhe debat të informuar mbi politikat.
“E ardhmja e vendit varet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Populli i Kosovës i meriton ato”, ka shkruar ai në Twitter.