Ambasadori Pllana: Paraqitjet e mira të sportistëve janë imazhi më i mirë në arenën ndërkombëtare.

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Republikës se Kosovës ne Sofje Delfin Pllana i shoqëruar nga diplomatet Bujar Deskaj e Bekim Misini kanë vizituar ekspeditën e përfaqësueses së Kosovës në futboll grup-mosha U-17 e cila në ditët ne vijim do të zhvillojë dy ndeshje me moshatarët e Bullgarisë.

Ambasadori Pllana në prani të futbollistëve, duke i dhuruar flamurin shtetërorë, nënkryetarit të FFK-së Agim Dibrani, përzgjedhësit Arsim Abazi dhe menaxherit të ekipit Genc Mustafa ka thënë se paraqitjet e mira të sportistëve janë imazhi dhe përfaqësimi më i mirë që i bëhet Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai ka uruar shtabin teknik dhe lojtarët për dy ndeshjet në vijim dhe njëkohësisht ka falënderuar institucionet Bullgare, respektivisht Federatën e Futbollit për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet respektive të Kosovës. Më këtë rast, në Ambientet e Federatës së Futbollit të Bullgarisë në “Boyana” është zhvilluar edhe një takim në mes përfaqësuesve të Ambasadës, shtabit teknik të përfaqësueses se Kosovës dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë Mihajl Kasabov.

Në këtë takim Ambasadori Pllana ka falënderuar z. Kasabov për pritjen duke vlerësuar se ndeshjet miqësore janë treguesi më real për miqësinë në mes dy popujve dhe vendeve. Poashtu edhe nënkryetari i FFK-së Dibrani, duke vlerësuar gatishmërinë e palës bullgare për këto dy ndeshje ka falënderuar kryetarin Kasabov për pritjen e ngrohtë që u është ofruar atyre dhe djelmoshave të përfaqësueses U-17. Ndërkaq, kryetari Kasabov duke ju uruar mirëseardhje përfaqësuesve të Kosovës është shprehur i lumtur për bashkëpunimin në mes dy federatave duke theksuar se janë të gjitha parakushtet që ky bashkëpunim të thellohet në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme