Ambasadori i ri italian Sardi viziton Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 14:25 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pritur në një takim Ambasadorin italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Në një bisedë miqësore, Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin me punën që po bëhet në Komunën e Prishtinës, projektet e realizuara deri më tash, instalimin e transparencës radikale në qeverisje, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe mirëqeverisjen në përgjithësi.

Nga ana e tij, Ambasadori Italian shprehi kënaqësinë që po e fillon mandatin në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor me të gjitha institucionet në vend, e në veçanti me Komunën e Prishtinës si qeverisje kompetente pë kryeqytetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme