Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori tjetër amerikan kërkon de-eskalim të menjëhershëm të situatës Veri – ndiqni plani 3 pikësh i BE-së

Ambasadori tjetër amerikan kërkon de-eskalim të menjëhershëm të situatës Veri – ndiqni plani 3 pikësh i BE-së

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për deskalim të situatës në veri të vendit. Ambasadori nga palët ka kërkuar që të zbatohet plani tre pikësh i Bashkimit Evropian për de-eskalim. Ai ka theksuar se “Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit […]

Ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për deskalim të situatës në veri të vendit.

Ambasadori nga palët ka kërkuar që të zbatohet plani tre pikësh i Bashkimit Evropian për de-eskalim.

Ai ka theksuar se “Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”.

Reagimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht aspiratat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne e njohim rolin e rëndësishëm të Serbisë në këtë drejtim dhe i bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të de-përshkallëzojnë menjëherë tensionet, duke përfshirë edhe ndjekjen e planit trepikësh të përshkruar nga kolegët tanë në BE. Status quo-ja është e paqëndrueshme pasi pengon stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe parandalon integrimin e plotë të Kosovës dhe Serbisë në institucionet evropiane”, ka shkruar Carpenter në Twitter.

We recognize Serbia’s important role in ensuring a peaceful future for the entire Western Balkans region & urge Serbia & Kosovo to immediately de-escalate tensions. The status quo is unsustainable.
Full statement: https://t.co/8CcqESdLeh

— Michael Carpenter, U.S. Ambassador to the OSCE (@USAmbOSCE) June 22, 2023

Të ngjashme