Ambasadorja e Kosovës ia dorëzoi letrat kredenciale Mbretit të Suedisë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Stockholm 9 maj – Në audiencën me Mbretin, e cila u zhvillua gjatë ceremonisë shtetërore në Pallatin Mbretëror në Stokholm, Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi i përcolli përshëndetjet e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Tij dhe për popullin suedez. Ajo theksoi se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera dhe shprehu mirënjohjen e thellë për përkrahjen që Suedia ka dhënë për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadorja Geci Sherifi gjithashtu u zotua se do të kontribuojë maksimalisht në kultivimin dhe avancimin e tutjeshëm të raporteve në mes të dy vendeve mike, në sfera të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Ndryshe, ky është mandati i tretë i Ambasadores Geci Sherifi e cila më parë ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari dhe Kroaci me c’rast është dekoruar nga të dy presidentët e këtyre shteteve për punë të shkëlqyer në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Të ngjashme