Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, tha gjatë tryezës së mbledhur pas konkluzioneve të Bashkimit Evropian, se Shqipëria ka bërë përparime por ende i duhet punë.
Ajo tha se vendin e pret një vit i vështirë duke pasur parasysh dhe zgjedhjet lokale të vitit 2019. Ambasadorja bëri thirrje që procesi analitik i BE-së për Shqipërisë do të nisë që këtë verë e prandaj sipas saj duhet punuar shumë sidomos për bindjen e vendeve skeptike.
“Janë 3 elementë që shtrihen përapara nesh, kur unë them që s’po humbasim asnjë sekondë të vende, procesi analitik nis që këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme, pavarësisht se ku do ishte linja e nisjes zyrtare. Me reformën në drejtësi keni bërë përparime, por kërkohet ende kohë, për më thellë e gjerësisht. Pa reformën në gjyqësor nuk do ishim duke e bërë këtë bisedë sot”.
“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, duhet një objekt i mirë i përfilltë. Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim. Dua të shohim se sa shtete anëtare të BE e kanë njohur atë se çfarë ka bërë Shqipëria”.
“Ka një grup vendesh që besojnë se ju keni arritur fazën ku mund të ecni përpara. Ka dhe vende, jo skeptike por të kujdesshme, prandaj duhet t’i tregoni se çfarë mund të bëni, ata kanë njohur reformat por duan të jenë tërësisht të sigurta. Keni shumë miq në BE. Ju pret një vit i vështirë pasi keni zgjedhjet e ardhshme lokale. Duhet një lloj konsensusi real që të ecni përpara”, tha Vlahutin.