Ambasadorja Ziv njofton në gjuhën shqipe lidhur me shpëtimin e pengjeve izraelite

Prishtinë | 08 Qer 2024 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka pohuar se pengjet e shpëtuar në Gaza janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ziv shprehet se pengjet janë dërguar në në Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Ndër të tjera ajo thotë se IDF-ja, do te vazhdojë përpjekjet për t’i sjellë të gjithë pengjet e mbetur në shtëpi.

“Sot në mëngjes, në një operacion të përbashkët special të kryer nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit , Agjencia Izraelite e Sigurisë (ISA) dhe Policia e Izraelit, 4 pengje izraelite u shpëtuan në Gaza: Noa Argamani (25-vjeçe) Almog Meir Jan (21-vjeçar) Andrey Kozlov (27-vjeçar) Shlomi Ziv (40-vjeçar)”, ka shkruar Ziv në X.

“Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë bartur në Qendrën Mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Të katërtit u rrëmbyen nga organizata terroriste Hamas në festivalin muzikor “Nova” më 7 tetor, 2023”.

“Pengjet u shpëtuan nga dy lokacione të ndara në zemër të Nuseiratit. Forcat e sigurisë do të vazhdojnë të bëjnë çdo përpjekje për t’i sjellë të gjithë pengjet e mbetur në shtëpi”.

Të ngjashme