Rrjetet dhe tabloidët e thashethemeve janë ende në kërkim të gruas me të cilën Jay-Z ka patur një histori dashurie, duke vënë në rrezik martesën e tij me Beyoncé.
Nuk ka asnjë dyshim Amber Rose, e cila në një intervistë zbulon: “Gwyneth Paltrow ka qenë e dashura e Jay-Z”.
Përmes zëdhënëses së saj, aktorja ka përgënjeshtruar zërat duke thënë: “Historia është tërësisht absurde dhe false 100%”.
Amber Rose ka folur gjatë një interviste dhënë për “Make Speidi Famous Again”, nga Heidi Montag dhe Spencer Prat dhe ka shtuar:
“Mendoj se Gwyneth ka qenë e dashura e Jay-Z. Në të shkuarën ajo dhe Beyonce’ kanë qenë mikesha dhe papritur, nuk i pamë më bashkë. Më pas, në kohën e tradhëtisë, Gwyneth sapo ishte ndarë nga ish bashkëshorti i saj Chris Martin”.
Në rrjetet sociale ishin shumë të forta kritikat kundër aktores, fituese e çmimit Oscar për filmin “Shakespeare in Love”, e cila ndërhyri për të përgënjeshtruar kategorikisht rrëfimin, duke thënë: “Historia është tërësisht absurde dhe false 100%, ka thënë zëdhënësja e saj. Gwyneth, Beyoncé dhe Jay-Z janë ende miq të ngushtë dhe asnjë nga këto hamendësime nuk ka kuptim.”
Në të shkuarën, emrat që dyshoheshin si të dashurat e mundshme të Jay-Z gjatë kohës së tradhëtisë ishin Rihanna, Rita Ora dhe dizenjuesja e modës Rachel Roy.