Në parqet dhe rrugët e qytetit të Pejës ditët dhe javët e kaluara janë prerë me dhjetëra drunj të llojeve të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Për këto prerje ka reaguar dega në Pejë e shoqatës mjedisore “Eko Lëvizja e Gjelbër”, e cila e ka quajtur krim ndaj drunjve që po i pret Komuna. Kryetari i kësaj shoqate në Pejë, Xhevdet Belegu, i cili edhe i kishte numëruar drurët e prerë në të gjitha lokacionet e qytet.
Sipas tij, vetëm në parkun e madh të qytetit “Karagaqi” janë prerë afër 120 drurë shumëvjeçarë. Përveç këtyre, në pjesën e këtij parku ku ka rrëshqitur dheu para disa ditësh, janë dëmtuar, siç thotë Belegu, rreth 80 pisha dhe shumica prej tyre gjenden nën dhe.