Një këmbësor ka vdekur pasi është goditur nga një ambulancë në orët e para të ditës së sotme, ka konfirmuar policia në Oksfordshire.
Tames Valley Police tani po heton përplasjen fatale që ndodhi në rrugën A34 midis kryqëzimit për Peartree dhe Islip, transmeton Telegrafi.
Rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm të kohës lokale, forcat morën një raport për përplasjen midis një ambulance dhe një këmbësori.
Është konfirmuar se këmbësori, një burrë 35-vjeçar, vdiq në vendin e ngjarjes.