Amerika do t’i heqë disa sanksione ndaj Turqisë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shpreh sot se Uashingtoni mund të heqë disa sanksione ndaj Turqisë.

Ky lajm vjen pas lirimit nga gjykata turke të pastorit amerikan, Andrew Brunson.

”Disa sanksione ishin të lidhura drejtpërdrejtë me pastorin Brunson, dhe logjika të çon që duhen hequr. Kjo mbetet për tu vendosur”, deklaroi ai në prani të gazetarëve gjatë një ndalese të avionit të tij në Bruksel.

Pompeo po kthehej nga një vizitë në Ankara, ku u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme