Amerika lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për naftën

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës pasi që qeveria e këtij vendi dhe opozita janë pajtuar për zgjedhje të reja në vitin e ardhshëm.

Sanksionet do të lehtësohen për naftën e Venezuelës, gazin dhe sektorin e arit, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Zgjedhjet e reja në Venezuelë do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe do të monitorohen nga ndërkombëtarët.

Sanksionet e tjera të vëna për shtypjen e protestuesve dhe minimit të demokracisë mbetet në fuqi.

Të ngjashme