Pikërisht në sezonin e verës, gjatë kohës së turizmit, Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar një paralajmërim për vendet evropiane në lidhje me kërcënimet terroriste në këtë kontinent.
Ky është paralajmërimi i katërt për Evropë gjatë këtij viti.
Destinacionet e listuara si “ekstremisht të rrezikshme” janë Rusia, Turqia (vendet në afërsi të kufirit me Sirinë) dhe Ukraina, përderisa Kosova dhe pjesa tjetër e Turqisë janë etiketuar si zona me “rrezik të lartë”.
Udhëtarët janë nxitur që të kontrollojnë web faqe të ambasadave nëpër vendet përkatëse për mesazhe të sigurisë, shkruan klankosova.
Vendet tjera, që kanë pësuar sulme terroriste viteve të fundit, si Gjermania, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë listuar si “mesatarisht të rrezikshme”.