Guvernatori i Arizonës, Doug Ducey, urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtizë të mërkurën e 10 janarit për nder të ushtarit që vdiq në Bondsteel në Kosovë, në moshën 21 vjeçare, Robert W. Jones.
Robert W. Jones vdiq të mërkurën, më 6 janar. Ai ishte anëtar i Brigadës së 18- të të Policisë Ushtarake me seli në Gjermani shkruan “Tucson News Now”, përcjell Insajderi.
E mërkura ishte një ditë e trishtuar për Komunitetin e Shkollës së Lartë “Cienega”, pasi që shokët dhe mësuesit e Jones mësuan për vdekjen e tij. Ai ishte diplomua në vitin 2015 pasi kaloi dy vjet në shkollën e mesme detare “Jrotc, shkruan media amerikane.
Detajet për vdekjen e tij ende nuk janë bërë të dituar, kanë thënë autoritet e ushtrisë amerikane që gjenden në bazën e Bondsteel në Kosovë.
Robert W.Jones ishte pjesëtar i njësitit ushtarak që stërviste qentë nuhatës. Ai ishte një ushtar i shquar, ka treguar nënkoloneli Jeffrey Searl.
“Ai vullnetarisht shërbeu për popullin e tij dhe ndjejmë keqardhje për humbjen e tij tragjike. SPC. Jones dhe familja e tij do të jenë gjithmonë anëtarë të Batalionit të Luftëtarëve. Lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka thënë nënkoloneli Searl.