Një burrë 26-vjeçar nga Florida e Shteteve të Bashkuara e ka vrarë aksidentalisht shokun e ngushtë përderisa po ia tregonte armën dhe kur të dy po luanin lojëra kompjuterike.
Shea Harkins nga Palm Harbor në Florida u arrestua dhe u akuzua për vrasje pas incidentit që raportohet të ketë ndodhur të enjten në mbrëmje, shkruan “Daily Mail”
Përmes një deklarate për medie, zyra e policisë lokale njoftoi se në shtëpinë e të dyshuarit atë natë ndodhej Sean Cook, 26 vjeç.
Shokët ishin duke luajtur me lojëra kompjuterike në dhomën e personit të dyshuar, kur rreth orës 7 e 48 minuta, Harkins shkoi për ta marrë pushkën e tipit Colt M4, të cilën ishte duke e modifikuar para se shoku i tij t’i shkonte në shtëpi.
Gjatë dhënies së intervistës para policisë, Harkins tha se me shaka ia kishte drejtuar pushkën shokut, i cili i kishte thënë “Çfarë, a do të më qëllosh?”
Policia tha se Harkings e ka pranuar se ia tërhequr këmbëzën armës, duke menduar se ajo nuk ishte e mbushur me plumba.
Për fat të keq, arma e kishte një plumb në grykë. Kur Harkins ia kishte tërhequr këmbëzën armës, plumbi e goditi shokun e tij në gjoks.
Ekipi i emergjencës e kishte dërguar personin e plagosur në spital, por ai u shpall i vdekur në orën 8 e 55 minuta.
Harkins ishte arrestuar disa orë më vonë, por u lirua për t’u mbrojtur në liri pasi i dorëzoi 10,000 dollarë si dorëzani. Policia është duke i vazhduar hetimet.