Amir Rrahmani hedh hapin tjetër në lidhje, i propozon martesë Dritës

Amir Rrahmani of SSC Napoli during the Serie A soccer match between Napoli and Cagliari at the Diego Armando Maradona Stadium in Naples, southern italy -Friday , May 23 , 2025. Sport - Soccer . (Photo by Antonio Balasco/LaPresse)
Prishtinë | 01 Qer 2026 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale duke i propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Drita për ndjekësit e saj. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “InstaStory”, ajo u shfaq duke treguar unazën e fejesës në dorë, duke konfirmuar zyrtarisht këtë hap të ri në lidhjen e tyre të dashurisë.

Kujtojmë se Amiri dhe Drita ka kohë që po shijojnë lidhjen e tyre, të cilën e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Me këtë propozim, ata tashmë po hyjnë në një fazë të re dhe mjaft të rëndësishme të jetës së tyre, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një nivel shumë më serioz dhe të veçantë.

Të ngjashme