Amir Rrahmani vendoset në majë të një ndërtese në Napoli

ANSA / CIRO FUSCO
Prishtinë | 20 Mar 2023 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Napolit, banorët po i respektojnë futbollistët e tyre që aktualisht gjenden në pozitën e parë në Serie A. Në mesin e fotografive është edhe ajo e futbollistit nga Kosova, Amir Rrahmani, që po shkruan historinë me ekipin napolitan, ka bërë të ditur mediumi “genteditalia”.

“Faleminderit djem”, thuhet në panon e vendosur mbi fotografinë, në një objekt. Napoli pas 27 ndeshjeve renditet i pari në La Liga, me 23 fitore, 2 barazime e vetëm 2 humbje. Ai ka 71 pikë, 19 më shumë se vendi i dytë, Lazio.

Image
Napoli në historinë e tij i ka dy tituj. Njërin në vitin 1986-1987 dhe tjetrin në 1989-1990, në periudhën e legjendës Diego Armando Maradona. Stadiumi i Napolit tash mban emrin e legjendës.

Ndërsa, Rrahmani në 20 ndeshje i ka realizuar 2 gola.

Të ngjashme