Amnesty International ka prezantuar raportin “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjate luftës, por drejtësi s’ka akoma”.
Raporti shpalos ndikimin shkatërrues fizik dhe psikologjik, që iu ka shkaktua të mbijetuarve dhuna seksuale gjatë luftës, të cilët deri tani janë margjinalizuar nga shoqëria, raporton Ekonomia Online.
Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtore e Amnesty International për Evropën, tha se raporti nxjerr në pah pasojat shkatërruese fizike dhe psikologjike të dhunës seksuale që kanë përjetuar të mbijetuarat, të cilat deri tani janë margjinalizuar nga shoqëria dhe nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria.
“Të mbijetuarit e dhunës së llahtarshme seksuale janë zhgënjyer për vite me radhë nga komuniteti ndërkombëtar dhe qeveritë e njëpasnjëshme. Fajtorët i kanë shpëtuar drejtësisë, ndërsa të mbijetuarat janë margjinalizuar, harruar dhe ju është mohuar drejtësia. Kjo ka filluar të ndryshojë, por mbetet akoma shumë për të bërë”, tha ajo.
Vetëm një autor krimi nga Kosova është dënuar në një gjykatë serbe, dhe asnjë nuk është dënuar në Kosovë, ku pas luftës, Kombet e Bashkuara, dhe që nga dhjetori i 2008, policë dhe prokurorë të Bashkimit Evropian kanë qenë përgjegjës për hetimin e këtyre krimeve.
Sian Jones, hartuese e raportit nga Amnesty International, tha se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës janë të pashpresë për drejtësi, ngase as UNMIK e EULEX nuk kanë sjell drejtësi.
Problem ajo e sheh edhe pranimin e 1000 rasteve për krime lufte nga prokurat vendor në qershor të vitit të ardhshëm nga EULEX.
“Siç dëgjuam akoma asgjë dënim nuk ka ndodhur në lidhur me dhunë në seksuale lidhur me luftën është një rast që është duke u proceduar në gjykatë për çështjen në Qyshk, por të shohim se çfarë po ndodh. Nuk jemi duke shikuar për krime të vogla por për krime të mëdha madhore. Ne kemi shqyrtuar në raport se si shumë raporte janë bërë me dhunën seksuale por që UNIMIK ka dështuar që të regjistrojë e ti hetojë shpejt ato raste”.
“Kjo është diçka unike me këtë lloj të krimit kemi bërë shumë punë me zhdukjet e fytyruara dhe ka pasur mungesë të raportimit dhe problemet për EULEX-in që ka lënë UNMIK. Përballja me këtë trashëgimi do të jetë një vështirësi e madhe. Prokurorët nga qershori i vitit të ardhshëm do të pranojmë 1000 raste të krimeve të luftës dhe do të jetë një punë e madhe për dy persona”.
Sipas saj problem ka pasur edhe sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, raporton EO.
“Gjithashtu ka edhe probleme të tjera lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve që nuk është. Ne do të donim të shohim një mbrojtje të tillë që të duhet edhe në kodin penal në mënyrë që grave të iu ofrohet mbrojtja jo vetëm gjatë gjykimit, por edhe përpara dhe pas dhe kjo mbrojtje të iu ofrohet edhe anëtarëve të familjeve”.
Pas ndryshimeve ligjore të vitit 2014, është themeluar një proces nëpërmjet të cilit të mbijetuarat mund të bëjnë kërkesë për mbështetje.
Nga janari i 2018, ato do kenë të dejtë të marrin një shpërblim mujor prej 230 euro si dëmshpërblim për pasojat fizike, psikologjike, ekonomike dhe sociale që dhuna seksuale ju ka shkaktuar.
“Shpërblimi që iu mundësohet së shpejti është financiarisht dhe simbolikisht i rëndësishëm, por për shumë prej tyre do të jetë shumë pak, dhe shumë vonë”, tha Gauri van Gulik.
Ndërsa Igballe Rugova, kryetare e Rrjetit të Grupit të Grave, tha se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të fitojnë besim në mënyrë që të aplikojnë për pension.
“Po them që të fitojnë besimin sepse shumë herë ato kanë humbur besimin”, tha ajo.