Institucionet e drejtësisë më shumë se dy muaj janë deklaruar se shefi i Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, është i dyshuar në rastin e rrahjes së drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, dhe një personi me të cilin po shoqërohej ai, shkruan sot Koha Ditore.
Por kjo deklaratë nuk është e vërtetë, sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, pasi që këto institucione, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha raportet kanë konkluduar se sjellja e Sahitit ka qenë në kuadër të kornizave ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Sahiti ka qenë më pak se 48 orë i dyshuar për rastin. Intervistën e parë në Inspektoratin Policor të Kosovës e kishte dhënë në cilësi të dyshuarit. Por ky institucion që ka bërë kallëzimin penal, për Sahitin “nuk kanë pasur fakte të mjaftueshme” që ta cilësojnë si të dyshuar në këtë rast.