Ana thotë se vjehrrive do ia lante edhe këmbët

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Ana Lleshi, një nga ish konkurrentet e Për’puthen ka folur në rubrikën “Trotuar” në E diell për mënyrën se si kanë ndryshuar kohët.

E ulur në dysheme, Ana tha se në ditët e sotme ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin. Ajo shtoi se do të ndihej e gabuar, ndërsa Bledi Mane e ironizoi duke thënë se Ana do ia lante këmbët vjehrrit cdo natë me ujë e me kripë.

Ana: Sot ka vajza që nuk duan të jetojnë me vjehrrën dhe vjehrrin. Nëse partneri im do i kishte prindërit gjallë, nuk ka gjë të keqe të jetosh me ta. Unë do ndihesha e bekuar, do i rrija në 5 e në 3, pronto do t’i rrija. Jam njeri që dua shumë dashuri, flas për Anën. Ti na flet për tradita, por tradita nuk ke. Vjehrra kudo që je, të dua.

Bledi: Ana do lante këmbët me ujë e me kripë.

Ana: Do ia laja, është shenjë respekti.

Të ngjashme