Analistëve serbë: Asociacioni nuk do të përmbushë pritjet e serbëve

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 08:49 | Nga

Analistët serbë kanë vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do t’i përmbushë pritjet e serbëve të Kosovës, por ata ishin të ndarë rreth asaj nëse AKS-ja do të themelohet këtë vit apo jo, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, dhe kryetarja e organizatës “Lëvizja evropiane e serbëve”, Rada Trajkoviq, kanë vlerësuar se AKS-ja nuk do të ketë ndikim qenësor në jetën e serbëve në Kosovë.

Trajkoviq madje ka thënë se Qeveria e Kosovës tashmë çdo ditë e më shumë po miraton rregullore dhe vendime me të cilat merren kompetencat e AKS-së.

“Kishim Trepçën, pas saj kishim investimet strategjike apo projektet që përfshijnë Brezovicën, Trepçën, Gazivodën, që janë përfshirë me normativën e miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe faktikisht të gjitha kanë kaluar në nivelin qendror. Para disa ditësh kishim edhe përvetësimin e pronës së RSFJ-së dhe të Serbisë jashtë Rezolutës 1244”, tha Trajkoviq.

Të ngjashme