Njohësi i çështjeve politike në vend Krenar Shala në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se marrëveshja LVV-LDK do të arrihet.
Shala thotë se do të kemi një marrëveshja mes palëve brenda afatit ligjor.
“Besoj që palët do të arrijnë marrëveshje sepse nuk kanë alternativë tjetër. Besoj po ashtu që vizita e ambasadorit Grenell nuk ka patur shumë ndikim në procesin e arritjes së marrëveshjes. Megjithatë, jam tejet i sigurtë që marrëveshja e koalicionit do të arrihet deri në ditët e fundit të afatit kushtetues kur mandatari duhet ta paraqes para kuvendit përbërjen e qeverisë” thotë Shala .
Ishte pikërisht kryetari i LDK-së Isa Mustafa i cili gjatë ditës së sotme konfirmoi takimin me kryetarin e VV-së Albin Kurtin dhe u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes.
Në medie ditë më parë ka raportuar për ofertën e re që VV-ja i ka bërë LDK-së, ku përfshiheshin 7 ministri në këmbim të postit të Kryeparlamentarit.
Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit, acaroi edhe më shumë marrëdhëniet dhe ktheu në pikën zero marrëveshjen ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.