Analisti Nano bëhet “historian”: S’është provuar që jemi ilirë

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 11:56 | Nga

Në këto ditë të nxehta vere, pjesa më e madhe e njerëzve shkon me pushime por analisti Mustafa Nano i ka vënë qëllim vetes të dalë në media e të japë leksione historie. Pas deklaratave për nënë e Skëndërbeu, këtë herë ai deklaron se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve, të paktën kjo gjë nuk është provuar.

Këto deklarata i bëri gjatë një emisioni televiziv në TVSH. Ai ka theksuar se beson mbi prejardhjen ilire të shqiptarëve, por sipas tij kjo mbetet e paprovuar.

“Nuk është provuar që jemi ilirë. Janë hamendësime me pak prova. Dihet kush janë serbët, sllavët apo grekët. Ne kemi një periudhë të errët informacioni që nuk provon vazhdimësinë. Ka shumë gjasa të jemi ilirë se nuk ka kush të jetë tjetër, por kjo nuk është provuar. Të thuash që shqiptarët dhe grekët rrjedhin nga pellazgët nuk ka prova. Përderisa është me pikëpyetje nga vijmë ne nuk provohet as kjo”, – tha Nano.

Sa i përket provokimit që shkaktoi deklarata e tij për nënën e Skënderbeut, Nano thotë se ka ndodhur për shkak se ruhet me fanatizëm imazhi i heroit.

“Nuk e di pse provokoi. Nuk bëhet fjalë për vajzë e tij, që të mund të themi se e bëri pasi vdiq i ati. Bëhet fjalë për nënën e Skënderbeut dhe është problemi për të ruajtur imazhin e Skënderbeut dhe kjo e Plasarit pak”, – deklaroi Nano.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme