Analisti Raci: Osmanit tani më nuk do t’ia hapë dyert as Lidhja Demokratike

Prishtinë | 01 Qer 2024 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Lidhur më këtë çështje, analisti politik Gazmir Raci, thotë se gjëra të tilla nuk do duhej të ishin thënë në publik.

“Diskutim interesant, për mendimin tim nuk do duhej që gjëra të tilla të thuhen në publik. Presidentja pasi që të kishte qenë në Kosovë, kishte me qenë e udhës që ta ftonte ministren e jashtme të dyja e përbëjnë diplomacinë, e udhëheqin diplomacinë e jashtme. Ministren e jashtme e ka të partisë së saj, kanë garuar bashkë në zgjedhjet e kaluara nacionale dhe ti sqaronte fillimisht me ministren e punëve të jashtme zonjën Gërvalla, por mbi të gjitha po e them që është mirë për demokracinë kur ka edhe diskutime të tilla për cështjen e interesit nacional”, tha Raci për GazetaBlic.

Tutje ai thekson se presidentja duhej të ishte e informuar dhe diskutimet ti shterrnin në tavolinë diskutimi dhe jo në këso lloj debatesh.

Raci shton se tani kemi mendimin e presidentes, por ende nuk kemi ndonjë mendim nga zonja Gërvalla dhe kryeministri Kurti, rreth kësaj çështje.

“Atë ditë ishte ditë momenti, ishin në pyetje minutat sepse përgatitej agjenda për diskutim në KiE, dhe natyrisht në politik momenti, minuti, sekondi janë shumë të rëndësishëm por nuk do të thotë kjo që presidentja nuk do duhej të ishte e informuar, fillimisht nga ministrja e saj për punë të jashtme dhe diskutimet do duhej ti shterrnin në tavolinë diskutimi dhe jo në këso lloj debatesh. Tash e kemi një mendim të presidentes dhe ende nuk e kemi një mendim të zonjës Gërvalla dhe të kryeministrit, do duhej ti kishim edhe këto mendime dhe pastaj mund të bënim analiza dhe të nxirrnim konkluzione”, shtoi ai.

Raci thekson se presidentja Osmani nuk duhet të kthehet më në një parti politike, ku potencon se tani nuk do ia hap dyert më as Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Nuk besoj që do duhej të kthehej në një parti politike, sepse është presidente e vendit dhe edhe dy vite ka mandat. Dhe për një lider politik unë gjithmonë kam qenë kundër atyre liderëve të cilët i kanë mrri majatnë një moment në institucione dhe pastaj janë kthy dhe janë bërë zv ministra ose këshilltrë, kemi raste të tilla. Kjo për një politikan që dëshiron një karrierë të ndërtoj nuk është e hijshme, dhe nuk besoj që presidentja të kthehet tash të filloj nga e para dhe nuk besoj që Lidhja Demokratike ia hap dyert më”, përfundoi Raci.

Të ngjashme