Analisti reagon ndaj deputetëve që e kritikuan profesorin për vallëzimin

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Analisti Mustafë Kadriaj ka reaguar për profesorin Lulzim Paci, i cili është bullizuar për shkak të vallëzimit të valleve shqiptare në TikTok.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka dalë në mbrojtje, derisa ka thënë se po i durojnë gënjeshtrat e deputetëve dhe ofendimet e tyre që 20 vite, përcjell Bota sot.

Ai i ka quajtur idiotë ata derisa ka thënë se shpreson të mos kërkojnë tu kërkojë falje, pasi nuk e bën.

Postimi i tij i plotë:

Për ju deputete dhe deputetë idiotë dhe ju që shitni mend për të dijshëm.

Ne po ju durojmë rrenat dhe ofendimet që 20 vite që ia bëni njëri tjetrit ku jeni bë me ia vendos parlamentit +18.

Me këtë epitet idiotë nuk po bullizoj thjeshte konfirmova ata që jeni.

Ishalla nuk kërkoni me ju kërku falje se më ngushtoni.

Të ngjashme