Analisti serb: Shqiptarët tani kanë nevojë për Gjermaninë më shumë se për Amerikën

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel rrëzoi nga froni Joe Bidenin, Bill Clintonin, Madeleine Albrightin dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të cilët konsideroheshin udhëheqës të preferuar midis shqiptarëve të Kosovës.

Kështu vlerëson analisti politik serb Dragomir Angjelkoviq I cili e sheh këtë kthesë në llogari të shqiptarëve – “ata kanë nevojë për Gjermaninë tani dhe po përpiqen të krijojnë iluzionin e popullaritetit të Merkelit në Kosovë”.

Sipas një studimi të kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbi preferencat e qytetarëve të Kosovës, Merkel fitoi ndaj kandidatëve të tjerë të ofruar, me 66 përqind. Menjëherë pas saj është Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan me 14 përqind, ndërsa amerikanët fituan vetëm nëntë përqind të votave.

“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pragmatikë dhe janë përpjekur gjithmonë të ndjekin interesat e tyre duke u mbështetur në një forcë që ata mendojnë se është dominuese në rajon. Ata e kuptojnë se Gjermania do të ketë fjalën kryesore në Ballkan kur bëhet fjalë për Perëndimin, domethënë fitorja e Biden”.

“Kjo nuk do të thotë kthim i Amerikës në Ballkan, por dhënia e dritës jeshile Uashingtonit Berlinit që të jetë një faktor që do të përpiqet të imponojë atë që dëshiron Perëndimi,” i tha ai Sputnikut rus, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme