Analisti Ukaj: Vizitat e diplomatëve grekë në Kosovë, sinjale për njohje

Prishtinë | 14 Mar 2023 | 08:04 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vizitat e shpeshtuara të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, në Kosovë dhe vizitat e fundit të diplomatëve të Kosovës në këtë shtet, analisti politik, Fidan Ukaj i sheh si sinjale të qarta për mundësinë e njohjes së shpejti të shtetit të Kosovës nga shteti helen, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Ukaj tha se edhe marrëveshja e cila pritet që të nënshkruhet me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër mund të jetë vendimtare që shteti grek ta njohë Kosovës.

Greqia, e cila edhe më parë ka qenë më “miqësore” me Kosovën, duke pranuar edhe pasaportat, mund të hapë rrugën për njohje edhe nga shtete të tjera mosnjohëse. Prej tyre, Spanja konsiderohet si kundërshtuesja më e madhe e realitetit të krijuar pas 17 shkurtit 2008.

“Në fakt vizitat e shpeshta të diplomatit grek në Kosovë janë sinjale të mira se shteti grek mund të lëvizë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Sigurisht se edhe marrëveshja finale për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe takimi i 18 marsit mund të jenë definitiv për lëvizjen e Greqisë drejt njohjes. Mendoj se pas njohjes eventuale që mund të vijë nga shteti grek mund të kemi lëvizje edhe tjera nga shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian”, tha ai.

“Në këtë formë thyhet ajo bllokada e mëhershme e mosnjohjeve të Kosovës qoftë nga pesëshja e BE-së, por edhe nga vendet të tjera të cilat kanë hezituar ta njohin pavarësinë e Kosovës, duke pritur një normalizim të raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë”, tha Ukaj për EO.

Të ngjashme