Analizë e Reuters: 2,5 sekondat kur do të mund të shpëtohej jeta e Shinzo Abe

Prishtinë | 19 Kor 2022 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë një analizë të momentit kritik kur ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar për vdekje me armë të premten e 8 korrikut.

Sipas Reuters sigurimi i afërt i Abe mund ta shpëtonin atë do ta mbronin ose do ta largonin atë nga vija e zjarrit për 2.5 sekonda ndërmjet gjuajtjes së parë të humbur dhe rundit të dytë të të shtënave që e plagosën për vdekje sipas tetë ekspertëve të sigurisë që e kanë parë incizimin e vrasjes së ish-liderit japonez.

Dështimi për të mbrojtur Abe nga gjuajtja e dytë është si pasojë e asaj që duket të ishte një seri gabimesh sigurie në prag të vrasjes së kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë më 8 korrik, thanë ekspertët japonezë dhe ndërkombëtarë.

Personi i dyshuar që qëloi Abe-n, Yamagami u afrua rreth 7 metra nga Abe përpara se të qëllonte të shtënën e tij të parë, e cila s’e qëlloi. Ai qëlloi të shtënën e dytë, e cila u godit rreth 5 metra larg, thuhet në njoftim.

Truprojat e Abe nuk dukej se kishin mbrojtje rrethore të sigurisë rreth tij, tha John Soltys, një ish-oficer i Navy SEAL dhe CIA tani një zëvendës president në firmën e sigurisë Prosegur. “Ata nuk kishin asnjë lloj mbikëqyrjeje në turmë.”

I pyetur në lidhje me analizën e ekspertëve, Policia e Prefekturës Nara, përgjegjëse për sigurinë për ndalimin e fushatës së Abe, i tha Reuters në një deklaratë se departamenti ishte “i përkushtuar për të identifikuar plotësisht problemet e sigurisë” me mbrojtjen e Abe, duke refuzuar të komentojë më tej.

Shinzo Abe u vra nga një person që përdori një armë të bërë vetë më 8 korrik ne qytetin Nara gjatë një fjalimi që Abe po e mbante në fushatë zgjedhore.

Ai u transportua me helikopter për në spital por nuk u shpëtoi plagëve dhe pas disa orëve vdiq.

Të ngjashme