Trajneri i skuadrës italiane kërkon të përforcohet me dy futbollistët e Real Madridit.
Carlo Ancelotti që ka nënshkruar me Napolin, ka nisur punën për ta ndërtuar një skuadër të fortë për Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Siç raporton gazeta spanjolle Marca, Ancelotti javën e shkuar ka qenë në Madrid ku është takuar me menaxherin gjeneral të Realit, Jose Angel Sanchez, me të cilin ka marrëdhënie të mira që nga koha kur ka qenë trajner i madrilenëve, transmeton ksp.
Ancelotti i ka treguar atij se dëshiron të transferojë në Napoli, Karim Benzeman dhe Achraf Hakimin.
Gjithnjë sipas Marcas, largimi i Benzemas nga Reali do të jetë vendim i vetë lojtarit, i cili mund të kërkojë një eksperiencë të re në një skuadër tjetër, pasi me “Los Blancos”, ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Ndërkohë Hakimin, Ancelotti e sheh si pasues të reprezentuesit shqiptar Elseid Hysaj, i cili me gjasë do të transferohet te Chelsea, pasi kërkohet nga Maurizio Sarri.