Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar talentin e Paris Saint-Germainit Kylian Mbappen, duke thënë se në të ardhmen do të jetë një superyll.
Mbappe është në mesin e nominimeve për ta fituar çmimin e Topit të Artë, pasi e fitoi Kupën e Botës me Francën gjatë verës, transmeton Gazeta Express.
“Mbappe është një lojtar shumë i mirë, shumë i shpejtë, mirëpo ka lojtarë të tjerë që janë të shpejtë, dallimi është se ai mund të jetë edhe i shpejtë edhe efektiv në të njëjtën kohë”, ka thënë strategu italian.
“Çfarëdo që bën, ai është shumë efektiv. Është shumë i ri, jam i bindur që ai do të jetë një superyll në vitet e ardhshme”.
Ancelotti do të përballet me PSG-në javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve të grupit C. Napoli është në vendin e parë me 4 pikë, një më shumë se klubi parisien.