Carlo Ancelotti është i interesuar ta marrë drejtimin e Arsenalit, nëse Arsene Wenger shkarkohet pas këtij sezoni, raporton Daily Star.
Ancelotti është i papunë pasi u shkarkua nga Bayern Munich gjatë sezonit të tij të dytë me klubin për shkak të një fillimi të dobët të sezonit, transmeton Express.
Derisa “Topçinjtë” thuhet se shpresojnë ta joshin Luis Enriquen, ky i fundit është më i interesuar ta marrë drejtimin e Chelseat.
Megjithatë, është trajneri italian ai që do ta mirëpriste rikthimin në Premierligë pikërisht në stolin e Arsenalit.