Ancelotti kërkon transferimin e Richarlison te Real Madridi

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Carlo Ancelotti është larguar nga Evertoni për tu rikthyer te Real Madridi në La Liga.

Por trajneri italian dëshiron që të marrë edhe njërin nga lojtarët më të mirë të Evertonit në Santiago Bernabeu.

Fjala është për sulmuesin brazilian Richarlison i cili pëlqehet shumë nga tekniku italian.

24-vjeçari ka pasur një sezon të mirë me klubin anglez, ku në 40 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Ancelotti e vlerëson shumë brazilianin dhe kërkon ta ketë te Reali, pasi klubi spanjoll do të largojë sulmuesit Mariano Diaz dhe Luka Jovic.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Los Blancos kanë filluar kontaktet e para me Evertonin për afrimin e brazilianit në skuadër.

Reprezentuesi brazilian ka dhënë dritën e gjelbër që ky transferim të finalizohet, derisa tani i mbetet dy klubeve të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre angleze, Everton synon që të fitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e yllit kryesor të skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme