Peter Andersen më të diplomuar në kolegj në muajin prill të vitit 2016 ishte ftuar në Kosovë nga xhaxhai i tij, i cili punon për Kombet e Bashkuara (UN).
Andersen siguroi punë në një organizatë joqeveritare në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, por ndjeu një dëshirë të madhe për të bërë diçka që e kishte bërë kur ishte fëmijë në Kingston, Ontario. Ai prezantoi karlingun para të rinjve kosovarë
Prishtinë, 15 janar (CBC) – Sportet zakonisht nuk janë pjesë e bisedave kur shumica e njerëzve flasin për Kosovën. Fjalët si “krimet e luftës” dhe “ish-Jugosllavia” shpesh lidhen me këtë shtet të vogël dhe nga disa vende të kontestuar.
Por, si mund të përshtatet karlingu me një vend që aktualisht nuk ka klube të karlingut apo akull për ta luajtur këtë sport dhe që ishte pjesëmarrës vetëm një herë në Lojërat Olimpike në ekzistencën e vet nëntëvjeçare?
Ashtu si shumica e shteteve që veprojnë me karlingun, ka një kanadez të përfshirë.