Influenceri kontravers Andrew Tate është akuzuar në Rumani për përdhunim, trafikim me njerëz dhe formim të një grupi krimi të organizuar për të shfrytëzuar seksualisht gratë.
Vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtorët e tij gjithashtu përballen me akuza. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.
Vëllezërit Tate u arrestuan për herë të parë në shtëpinë e tyre në Bukuresht në dhjetor.
Në mars, ata u zhvendosën nga paraburgimi në arrest shtëpiak pas një vendimi nga një gjykatës rumun, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Aktakuza e depozituar në gjykatën e Bukureshtit thotë se katër të pandehurit formuan një grup të organizuar kriminal në vitin 2021 për të kryer trafikim njerëzor në Rumani, por edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Ai përmend shtatë viktima të supozuara për të cilat thotë se ishin rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë.
Të akuzuarit gjithashtu iu sekuestruan asete, duke përfshirë prona, makina dhe më shumë se 300 milionë në kriptomonedhë.
Gjyqi ndaj Tate që është edhe ish-kampion i kikboksit, nuk do të nisë menjëherë dhe pritet të zgjasë disa vite.
Një gjykatës rumun ka tani 60 ditë për të inspektuar dosjet e çështjes përpara se të dërgohet në gjyq.