Andriq-Rakiq: S’ka pasur konkluzione përfundimtare nga takimi, përfaqësuesit e Kosovës paraqiten qëndrimin e tyre

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 14:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Millica Andriq-Rakiq nga organizata Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicë të Veriut, ka thënë takimi i thirrur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka pasur për qëllim që të diskutohet mënyra se si do të mund të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në kornizën ligjore të Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, raporton Ekonomia Online.

Rakiq thotë se nuk ka pasur konkluzione përfundimtare nga takimi dhe se përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë paraqitur qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje që tashmë është publik.

“Kemi biseduar për atë  se si do të mund të funksiononte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në kornizën ligjore të Kosovës në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Nuk mund të them se ka diçka përfundimtare nga takimi. Kishte mendime të ndryshme dhe debate kishte debat të civilizuar, çka është më e rëndësishmja. Përfaqësuesit e institucioneve kishin qëndrimin e tyre që tashmë është publik, se ende nuk e kuptojnë nevojën e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe se plani i Ahtisaarit u përgjigjet nevojave të komunitetit. Kishte shumë diskutime rreth asaj se si do të zbatohet Asociacioni, çfarë kompetenca do të ketë, korniza ligjore e të tjera”, u shpreh ajo para mediave.

Pjesë e diskutimit përpos përfaqësueseve të Qeverisë, Presidencës e përfaqësuesve të partive opozitare, ishin edhe pjesëtarë nga shoqëria civile.

Të ngjashme