Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, dekretohet ligji

President Donald Trump, center, holds up a signed Board of Peace charter during the Annual Meeting of the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Thursday, Jan. 22, 2026. (AP Photo/Evan Vucci)
Prishtinë | 08 Maj 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Në mesin e ligjeve të dekretuara nga haxhiu, ishte edhe ai për Lojërat Mesdhetare |Prishtina 2030”.

“Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën.Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore”.

“Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim.Ligjet marrin peshë kur shndërrohen në shërbim për qytetarin dhe në forcim të Republikës”, njoftoi ajo përmes një statusi në Facebook.

Të ngjashme