Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, kërkojnë t’u lejohet shkollimi vajzave që bartin mbulesë

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 11:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e kanë quajtur diskriminuese përjashtimin nga shkollat për vajzat që bartin mbulesë, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e këtij Komisioni ku ishte i ftuar ministri i Arsimit Ramë Likaj u kërkua që të hiqet udhëzimi administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla.

Kryetarja e Komisionit Duda Balje, tha se ministri i Arsimit ka kompetencë për të lejuar vajzat që bartin mbulesën në shkolla.

Anëtarja e Komisionit, Besa Ismaili ka pyetur minitrin Likaj, se në bazë të cilit ligji po u ndalohet vajzave me shami shkollimi. Ajo po ashtu ka thënë se edhe brenda ministrisë së Arsimit ka lajthitje për këtë çështje.

“Brenda ministrisë së Arsimit ka lajthitje sa i përket politikave thotë Ismajli. Përfaqësuesi ligjor i masht e mohon se udhëzimi administrativ flet për shaminë. Në kemi të drejtë të dimë cili është pozicioni juridik që ka marrë kjo ministri. Këto vajza qe nuk kanë shkuar në shkollë a ka pasur ministria ndonjë program tjetër t’iu ofrojë  ndonjë arsimin ndryshe”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa, ministri Likaj ka thënë se Kosova është shtet laik. Ai thotë se për çështjen e bartjes së mbulesës në shkolla ka kërkuar interpretim edhe nga Avokati i Popullit.

“Unë kam kërkuar edhe mendim të zyrës së Avokatit të Popullit. Unë vetë jam besimtar, por se praktikoj, por urdhëresa administrative e ministrit është bazuar në ligjin për arsimin profesional”.

Sipas Likajt, liria e festimit të fesë mund të kufizohet me ligj, sipas interpretimit të Avokatit të Popullit.

“Bazuar në Gjykatën Kushtetuese si dhe bazuar në Gjykatën Evropiane kufizimi i lirisë fetare në bartjen e shamisë bëhet me qëllim të pajtimit të interesave të ndryshme, ku bartja e shamisë mund të ketë efekt në imponimin e saj”, cituar Likaj interpretimin e Avokatit të Popullit.

Ndërsa, Veton Berisha tha se udhëzimi administrativ ka ndikuar në ndarje dhe kemi tërheqje të vajzave nga procesi mësimor.

“Kam kërkesa të ndryshoj kjo qasje. Dhe nuk ka një ligj që e ndalon përdorimin e shamisë. Jemi të interesuar këto vajza ti kthehen mësimit”, tha ai.

Saranda Bogujevci tha se s’është duke kuptuar kodin e mirësjelljes sa i përket mbulesës.

Poashtu ajo tha se nuk pa një bazë ligjore që e bënë këtë ndalesë. Ajo iu drejtua ministrit me pyetje në bazë të cilit ligj i ndalohet bartja e mbulesës një vajze. Ku sigurohesh që shkollat nuk ia

Ndërsa Teuta Haxhiu i tha ministrit Likaj se ka bërë shkelje. E drejta e secilit është për t’u arsimua në këtë vend.

 “Më mirë të kemi këto vajza në shkolla sesa në Siri”, tha Haxhiu.

Të ngjashme