Angelina Jolie përsëri e dashuruar

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe humanitarja e madhe Angelina Jolie ka vite që po ka vështirësi me shkurorëzimin nga aktori Brad Pitt, ndërsa ishbashkëshortët e kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë dhe ndarjen e pasurisë.

Kjo përvojë do ta kishte lodhur çdokënd, ndërsa as Angelina nuk e ka të lehtë, kështu që ajo kërkoi ngushëllim në krahët e kolegut të saj Jared Leto.

Siç tha një burim për mediat e huaja, çifti po bëhet gjithnjë e më intim dhe megjithëse ata kanë qenë kolegë për shumë vite, në mesin e tyre po lind diçka më e madhe se shoqëria.

Jared iu drejtua Angelinës disa javë më parë lidhur me filmin në të cilin po punon. Ai dëshiron që Angelina të shfaqet në të, kështu që kanë kaluar shumë kohë së bashku. Fillimisht, kjo ishte thjesht miqësore, por më pas Angelina e kuptoi se ndjente emocione të forta për të”, tha burimi. Burimi gjithashtu shtoi se Jared po i ofron asaj mbështetje të madhe emocionale dhe kjo është arsyeja se pse aktorja nuk po lëshon pe nën presion.

Nëse këto deklarata dalin të sakta, lidhja e tyre po përparon mjaft shpejt. Jared është vendosur tek ajo dhe po jeton atje tash disa muaj. Fëmijët e saj, megjithatë, mendojnë se ai është vetëm një mik i mirë, përfundoi burimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme