Është zhvilluar dje pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së parë të kampionatit anglez të futbollit, ku ka spikatur humbja e kampionëve në fuqi të Leicesterit dhe fitorja e Manchester Cityt, në debutimin e trajnerit Pep Guardiola.
Ndeshja mes Hull Cityt dhe ekipit të Ranierit përfundoi me rezultatin 2-1. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Mançester Siti, duke deklaruar që në nisje të kampionatit synimet e tij për trofeun.
Në ndeshjen e parë ka shënuar për Stoke Cityn edhe Xherdan Shaqiri, duke i dhënë barazimin ekipit të tij.
Ndonëse shumica e ndeshjeve janë luajtur, dueli më i rëndësishëm do të jetë sot në orën 17. Përballë njëri-tjetrit do të jenë Arsenali dhe Liverpooli.
Java e parë e Premier Ligës do të mbyllet nesër me debutimin e Antonio Kontes në drejtimin e pankinës së Chelseat.
Kalendari i ndeshjeve
E shtunë
2-1 Hull City – Leicester
0-1 Bërnlej – Swansea
0-1 Cristal Palace – WBA
1-1 Everton – Totenhem
1-1 Midlesbroug – Stoke
1-1 Southempton – Watford
2-1 Manchester City – Sunderlend
E diel
14:30 Burnemuth – Manchester United
17:00 Arsenal – Liverpool
E hënë
21:00 Chelseai – West Ham