Ka përfunduar pa gola ndeshja në mes Anglisë dhe Amerikës. Të dyja kombëtaret patën shanse të mira shënimi por nuk arritën që t’i konkretizojnë në gol.
Mund të thuhet se kombëtarja amerikane ishte më kërkuese në këtë sfidë, por nuk mundi të realizonte pasi mbrojtja e Anglisë ishte e organizuar.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim te Manchester United, përballë SHBA-ve, Harry Maguire ishte një nga lojtarët më të mirë në spikatur.
Me nga një pikë të fituar, Anglia gjendet në pozitën e parë me katër pikë, një më shumë se Irani që gjendet në pozitën e dytë me tri pikë. ShBA-ja ka dy pikë dhe i duhet fitorja ndaj Iranit për të kaluar tutje. Derisa Uellsi mban pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë.
Ndeshjet e radhës luhen më 29 nëntor nga ora 20:00. Anglia do të përballet me Uellsin kurse Amerika me Iranin.