Anglia kthehet në shtëpi, e mund Islanda e vogël

Prishtinë | 27 Qer 2016 | 22:54 | Nga

Pak ditë pasi u votua që Britania e Madhe të largohej nga Bashkimi Evropian edhe kombëtarja e Anglisë është eliminuar nga Europiani që po mbahet në Francë.

Befasia e këtij Europiani, Islanda mposhti Anglinë me rezultat 2 me 1 në fazën e 1/8-ës së finales. Të tre golat u shënuan në 20 minutat e parë.

Wayne Rooney shënoi i pari në minutën e pestë, ndërsa një minutë më vonë gjithçka u barazua përmes Ragnar Sigurdssonit. Në minutën e 18-të Kolbenn Sigthorsson shënoi për rezultatin 2 me 1 duke e kualifikuar tutje autsajderin.

Islanda në çerekfinale do të luajë me Francën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme