Kombëtarja e Anglisë më në fund ka siguruar një finale të Kupës së Botës, që prej vitit 1966-t. “Tre Luanët” e grupmoshave U20 mposhtën në gjysmëfinale Italinë me rezultat 3-1, duke siguruar finalen pas një kohe tejet të gjatë për të gjitha kategoritë.
Golat në këtë takim për Anglinë i shënuan Solanke (2) dhe Lookman, kurse për Italinë të vetmin e shënoi Orsolini.
Anglia në finale do të takohet me Venezuelën e cila mposhti në gjysmëfinale Uruguain. Finalja luhet më 11 qershor nga ora 12:00.